Hyka dhe Sadiku gjejnë rrugën e rrjetës (video)

E shtunë pozitive për futbollistët shqiptarë që luajnë në Europë. Jahmir Hyka dhe Armando Sadiku ishin dy lojtarët e kombëtares shqiptare që arritën të gjenin rrugën e golit në Zvicër. Jahmir Hyka ishte protagonisti kryesor i sfidës së vlefshme për javën e 17-të të Superligës zvicerane mes Lucernës dhe Vaduzit. Mesfushori me tipare sulmuese realizoi 2 gola në fitoren 3-0 që arriti skuadra e tij. Dy finalizime shumë të bukura ato të Hykës në pjesën e dytë të këtij takimi që e ngjitën kuqeziun në kuotën e 5 finalizimeve në kampionat. Në minutën e 51-të me një goditje të bukur brenda zone, shtatshkurtri shqiptar realizoi golin që i coi shifrat në 2-0 në favor të skuadrës së gjermanit Markus Babbel. 7 minutë pas Hyka finalizoi një tjetër aksion model të Lucernës duke vulosur fitoren e tij të tijëve me golin e 3-0.

Në ndeshjen e tij të parë si titullar pas rikthimit nga dëmtimi Armando Sadiku realizoi golin e avantazhit për Zurich-un në fitoren 2-0 që arriti skuadra e tij ndaj Wil, sfidë e vlefshme për javën e 17 të Challenge League. Në ndeshjen ku u aktivizuan 3 shqiptarë Sadiku dhe Kukeli për Zurich-un dhe Adonis Ajeti vëllai i Arlindit dhe Albianit në radhët e Wil, sulmuesi nga Elbasani kthehu në gol një penallti në minutën e 60-të për t’i dhënë avantazhin skuadrës së trajnerit Uli Forte. Edhe për Sadikun ky ishte goli i 5-të në kampionat me Zurich që nëse vazhdon me këto ritme do ta sigurojë shumë shpjetë ngjitjen në kategorinë e parë.

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]