You are here
Home > Kombëtarja > Hoqi dorë nga talljet dhe Ismajli titullar, Hajduku nuk pëson dhe tregohet qartë arsyeja e turpërimit

Hoqi dorë nga talljet dhe Ismajli titullar, Hajduku nuk pëson dhe tregohet qartë arsyeja e turpërimit

Hajduku i Splitit ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Istras, në ndeshjen e parë të kampionatit kroat. Ardian Ismajli është rikthyer sërish si titullar, duke dhënë garanci të madhe në mbrojtje, që ekipi i tij të mos pësonte asnjë gol.

Shumë ndryshe nga ai turpërim i fundit, teksa eliminoheshin nga amatorët e Gziras që në turin e parë të “Europa League”. Atje trajneri Orescanin do të nënvlerësonte tërësisht kundërshtarin, duke hedhur në fushë formacionin e dytë.

Ismajli gjendej në stol së bashku me shumë titullarë të tjerë, vetëm për të qënë të gatshëm në kampionat me sa më shumë energji, pasi këtë sezon kërkohet lufta për titull sipas objektivave të klubit. Kjo pasi askush nuk e besonte se Gzira mund të përmbyste rezultatin, teksa takimin e parë e kishin humbur 0-2. Futbolli nuk është matematikë dhe kampionët e Maltës do të fitonin me rezultatin 1-3, për të kaluar në turin e dytë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top