You are here
Home > Futboll Bota > Hodhi një sulmues vetëm për të mos i besuar shkodranit, Ançeloti kërkon takim me Hysajn

Hodhi një sulmues vetëm për të mos i besuar shkodranit, Ançeloti kërkon takim me Hysajn

Në një periudhë merkato të nxehtë si kjo e janarit, vazhdimisht përflitet për largime dhe afrime të bujshme të lojtarëve në skuadrat e ndryshme. U bë shumë kohë që telenovela Hysaj vazhdon, pasi vazhdimisht është përfolur për një largim të shqiptarit nga rradhët e Napolit.

Kjo për shkak se Elseidi nuk po përshtatet dot me lojën e Karlo Ançelotit, teksa për këtë arsye, minutat e mbrojtsit shqiptar këtë sezon janë zvogëluar ndjeshëm. Ditën e sotme, e përditshmja italiane “Il Matino”, ka publikuar një artikull për këtë çështje, ku pasqyron se do të ketë një takim kokë më kokë të Ançelotit me Hysajn, që shqiptari të mos largohet megjithë pakënaqësitë. Këtu duhet të kujtojmë që në ndeshjen ndaj Interit, trajneri i njohur hodhi një sulmues si Kalejon në krahun e djathtë të mbrojtjes, vetëm për të mos i besuar Hysajt.

Media italiane bënë me dije se trajneri italian do t’i shpjegojë Elseidit se ky i fundit është në planet e numrit një të pankinës së Napolit, duke marrë parasysh edhe kompeticionin Europa League.  Tashmë çdo gjë mbetet për t’u parë, megjithëse rendimenti i Elseidit ka rëndësinë kryesore për vetë karrierën e lojtarit dhe Kombëtaren. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top