Historike, Gjimshiti e Memushaj marrin pikën e parë në Serie A…

U deshen plotë 15-të javë kampionat që Benevento të arrinte të siguronte pikën e parë për sezonin 2017/2018 në Itali. Ledian Memushaj e Berat Gjimshiti kanë arritur të ndalin në mënyrë të jashtëzakonëshme skuadrën e Milanit në takimin e rradhës. 

Ndeshja e mbyllur me rezultatin e përgjithshëm 2-2 ka sjell festë në stadiumin e vendasëve. Benevento për gjatë 90′-të minutave ka treguar rezistencë si në mbrojtje me një Gjimshiti të hekurtë por edhe me një Memushaj që mundohej të shtynte ekipin përpara. Ndërsa për kuq e zinjtë kjo ishte disfata më e rendë në kampionat gjatë këtyre javëve.

Ndonëse me milona të shpenzuar dhe me ndërimin e trajnerëve, Milani tregoi edhe sot se sa i dobët qendendron përballë shpirtit luftarak të djemëve shqiptarë dhe gjithë grupit të Beneventos.

Goli i barazimit erdhi në mënyrë më qesharake të mundëshme. Në minutatë e fundit shtesë portieri i vendasëve i ardhur mga porta e tij ndëshkon me kokë “kolegun” Donnarumma. Një hero që vjen nga prapavija dhe kthehet në sulmues duke hyrë së bashku me pikën edhe emri i tij në historinë e skuadrës. 

Në fund të takimit Gjimshit është vlersuar me notën 7 ndërsa Memushaj për 80-të minuta lojë arriti një paraqitje jo më të lartë se nota 6.6 në fund. Një javë e lënë pas në mënyrë fantastike për legjionarët e kombëtares. 

Përgatiti: Armend Pire – SHQIPËRIA.CH 

About the author