You are here
Home > Futboll Bota > Historia e talentit shqiptar: Zhegrova qante se skishte fanellë, Milani e quajti pasuri kombëtare

Historia e talentit shqiptar: Zhegrova qante se skishte fanellë, Milani e quajti pasuri kombëtare

Edon Zhegrova është talenti më i mirë që ka Kosova aktuale në dizpozicion. Sigurisht, këtu flasim për aftësitë që zotëron në vete, pasi ky lojtar ka ende shumë punë për të bërë, për të qenë tek më të mirët.

Talenti thuhet se është i lindur, por kjo nuk mjafton për t’u bërë një kampion të madh, puna është ajo që thotë fjalën e fundit. Zhegrova për momentin zotëron vetëm talentin, që e ka pasur që në hapat e parë. Më parë talenti shqiptar ka qenë pjesë e Prishtinës, ndërsa presidenti i kësaj skuadre, Remzi Ejupi, ka treguar një histori të veçantë.

Ashtu siç raporton “Insport”, në një intervistë për mediat në Kosovë, Ejupi ka treguar se trajnerët e Milanit e kanë quajtur Zhegrovën si pasuri kombëtare.

“E patëm organizuar një kamp që njihej si ‘Milan Junior Camp’ me Franco Baresin. Trajnerët e klubit më thanë se është një djalosh i talentuar. Unë e propozova, por Zhegrova u vonua në stërvitje dhe nuk kishte veshje sportive. Ata më thanë se do ta marrim pas gjashtë muajve.

Zhegrova filloj që qajë pasi që donte të hynte në atë grup. Iu luta një nga prindërve duke ia marrë fanellën dhe e futa në kamp në mesin e 300 futbollistëve. Në fund trajnerët e Milanit më thanë: “Ruajeni se ai është pasuri kombëtare”. Më pas erdhën menaxherë të ndryshëm, që Zhegrova mbërriti në këtë pikë”, u shpreh Ejupi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top