You are here
Home > Futboll Bota > Historia e pabesueshme e ekipit që nuk fitonte kurrë!

Historia e pabesueshme e ekipit që nuk fitonte kurrë!

Le të kthehemi pothuajse 365 ditë mbrapa, ku tani do të ishin duke fituar fitoren e kampionatin e kategorisë së tretë të skocisë dhe ngjitjen një kategori më lartë. Një mrekulli e vogël sportive e një qyteti prej 10 mijë banorësh, me një stadium prej 4 mijë vendesh. Një formacion, që si synim kishin mosrënien nga kategoria. Më 20 maj 2017, një vit më parë, City Brechin fitoi me penallti, kundër Alloa Athletic në playoff, një fitore e papritur në futbollin skocez.

Një ditë që tifozët e paktë të kësaj qyteze të vogël, nuk do ta harrojnë kurrë, një datë që gjithmonë do të mbetet e ngulitur në zemrën dhe mendjen e secilit prej tyre. Sepse ishte një arritje historike? Edhe për këtë aryse, por mbi të gjitha sepse kjo është dita e fundit kur tifozët panë ekipin e tyre të fitojë. Po, sepse qyteza e Brechin, ekip që në sezonin 2017/18 militon në kategorinë e dytë skoceze, nuk ka arritur të fitojë as një ndeshje.

Rekordi negativ flet qartë: 36 ndeshje, 0 fitore. Ngushëllim i vetëm është që të paktën nuk e kanë mbyllur kampionatin pa shënuar as një gol: ekipi në fakt e ka mbyllur kampionatin e këtij viti me 4 pikë, të fituara nga katër ndeshje barazim. E vërtetë që kanë shënuar 20 gola, por gjithashtu kanë pësuar 90 gola. Tashmë duhet të rikthen në kategorinë e tretë dhe ta rinisin nga fillimi, edhe pse të bësh më keq se ky sezon, do të jetë shumë e vështirë, por nga sot të gjithë sportëdashesit janë tifozë të qytetit Brechin. /EDS

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top