You are here
Home > Kombëtarja > Histori që nuk ndryshon kurrë te Peskara, Memushaj dhe Mankuso janë bërë “të mërzitshëm”

Histori që nuk ndryshon kurrë te Peskara, Memushaj dhe Mankuso janë bërë “të mërzitshëm”

Ledian Memushaj nuk rresht së asistuari në klubin e Peskarës. Të kaltërit kanë kaluar në avantazh vetëm pak minuta më parë me gol të italianit Mankuso, ndërsa në intervalin e tre minutave janë shënuar edhe 2 gola, nga një për secilën skuadër. Legjionari kuqezi ka dhënë sërisht një assist në golin e parë duket ndihmuar të tijët të kalojnë në avantazh.

Klubi i Memushajt, Peskara,gjendet sërish në epërsin e një goli, në transfertën kundër ekipit të Spezias. Përsa i përket mesfushorit të Kombëtares, është hera e katërt në 5 ndeshjet e fundit në kapionatin italian “Seria B”, që dhuron assist. Madje ajo që vlen për t’u theksuar, është se 3 nga këto assistime janë shfrytëzuar në mënyrën më të mirë nga lojtari Mankuso. Duket se Lediani është kthyer në një pikë kyçe tek Peskara e tij, teksa këta të fundit gjenden në vendin e parë dhe janë ekipi pretendent për t’u ngjitur në  elitën italiane.

Pjesa e parë midis skuadrës së Spezias dhe Pescarës ka përfunduar me rezultatin 1-2 në favor të klubit të mesfushorit kuqezi. /Shqiperia.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top