Hidhet shorti/ Strakosha njeh kundërshtarin e rradhës në Evropë

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti për fazën e 1/8 të Europa League. Pas përfundimit të takimeve të mbrëmshme, 16 skuadrat kualifikuese kanë mësuar kundërshtarët. Shorti ka qënë pa asnjë kufizim pasi të gjitha ekipet pjesmarrëse kanë qenë në një vazo. Goglat e hedhur nga ish-mbrojtësi i Barcelonës Erik Abidal kanë përcaktuar tetë përballjet e readhës në Europa League.

Lazio i Strakoshës do të ketë përballë në fazën çerekfinale skuadrën e Dinamon e Kiev. Një ndeshje e favorshme për italianët pas ukrainasit e Dinamo Kiev nuk zotërojnë të njejtin potencial si lacialët. Gradiani i portës sonë mbetet i vetmi legjionarë i kombëtares ende në garë për fitimin e Kupës Evropiane. Në ndeshjen e mbrëmshme Lazio mposhti Steauan e Bukureshit me rezultatin e thellë 5 ne 1. Sfida e rradhës për Strakoshën është ajo përballë për një biletë në fazën 1/4. Ndeshjet e para do të luhen më datë 8 Mars ndërsa ato të kthimit më 15 Mars.

Armend Pire – SHQIPËRIA.CH

About the author