You are here
Home > Futboll Bota > Hesht ylli shqiptar i Cityt, fëmijë që të lënë…pa fjalë: A nuk do ishte e mërzitshme të ishim njësoj?

Hesht ylli shqiptar i Cityt, fëmijë që të lënë…pa fjalë: A nuk do ishte e mërzitshme të ishim njësoj?

Një surprizë ishte ajo që kishin menduar disa prej yjeve të klubit të Manchester Cityt, për fëmijët me kombësi të ndryshme në Angli. Brahim Diaz, Azinchenko, Grimmshaw dhe Muriq, ishin lojtarët që kanë përfaqësuar klubin e njohur anglez, për t’ia bërë ditën më të bukur të pranishmëve në Ashbury Meadow.

Teksa fëmijët ishin duke krijuar poezi në lidhje me diversitetin, talentet e Manchester Cityt kanë punuar dhe janë argëtuar për disa kohë me ta. Sigurisht, kënaqësi e marrë ka qenë e shumfishtë. Mes lojtarëve ka qenë edhe ylli shqiptar, Arijanet Muriq, që ka ngelur pa fjalë nga llogjika e fëmijëve në fjalë, të cilët pavarësisht se ishin të vegjël në moshë, kishin një botëkuptim të madh.

“Nëse ne do të ishim të gjithë të njëjtë, atëherë kjo do të ishte e mërzitshme, sidomos për ju që jeni në futboll. Kështu mund të merrni një eksperiencë e re, mund të mësoni për kombësinë dhe kulturat e popujve të ndryshëm. Kemi shkruar shumë poezi, por ia kaluam edhe shumë bukur”, ishin disa nga fjalët e thëna nga fëmijët që gjendeshin në qendrën Ashbury Meadow, e që i përkisnin moshës 10-vjeçare /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top