You are here
Home > Futboll Bota > “Hej Giroud”, asistenti i Lampard “ngatërron” sulmuesin francez me gazetarin shqiptar

“Hej Giroud”, asistenti i Lampard “ngatërron” sulmuesin francez me gazetarin shqiptar

Një takim shumë i veçantë ishte për një gazetar shqiptar ajo përballje miqësore e Chelseat ndaj Salzburgut. Jo gjithmonë ndodh që të ndjekësh nga stadiumi një ekip europian të zemrës që e ke parë gjithmonë nga televizori.

Por përtej kësaj, gazetari Granit Tërstena kishte edhe një komunikim të shkurtër me asistentin e trajnerit Lampard te Chelsea që nuk ka ngurruar ta shpërndaj në “Twitter”. “Hej Giroud”, ishte kjo mënyra sesi Jody Morris e ka thirrur gazetarin shqiptar, nisur nga ngjashmëria e madhe që kishin me njëri-tjetrin.

Për ta nisur që me formën e mjekrës, flokëve dhe pamjes së jashtme në tërësi, ndoshta nuk do të kuptohej edhe nga vetë të pranishmit në stadium sikur Tërstena të kishte marrë fanellën e sulmuesit francez dhe të futej në fushë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top