You are here
Home > Kombëtarja U-21 > Hebaj përsëri protagonist, Domzale me “fat” për talentin shkodran

Hebaj përsëri protagonist, Domzale me “fat” për talentin shkodran

Rubin Hebaj duket se po kalon një formë shumë të mirë në këto javë të fundit të kampionatit slloven të futbollit, pasi ka lënë pas dëmtimin që e shqetësoi për një pjesë të madhe të sezonit, duke luajtur me rregullsi dhe ndihmuar Domzhale të siguronte rezultate pozitive për të blinduar vendin e tretë në renditje.

Pak ditë më parë, sulmuesi shkodran shënoi në fitoren e skuadrës së tij. Sot, në ndeshjen kundër Krsko, ai ishte titullar, duke dhënë asist në rastin e golit të dytë të ekipit të tij, të shënuar nga Vetrih. Ibrahimi shënoi golin e tretë për skuadrën e Domzhales duke vulosur në fund suksesin 3-1, ndërsa Hebaj ishte zëvendësuar në minutën e 63 të ndeshjes.

Ky ishte asisti i katërt i këtij sezoni për sulmuesin shqiptar, i cili ka shënuar edhe 5 gola me skuadrën sllovene ku luan në sezonin e tij të parë dhe me të cilën ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Europës në sezonin e ardhshëm. /vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top