Hasi “merr hak”, grekët e shkarkuan dhe “kurban” bën sërisht një grek

Nga Greqia për t’i zënë vendin një greku. E tillë është situata e trajnerit Besnik Hasi.

Mediat belge kanë bërë me dije se trajneri shqiptar është një nga alternativat kryesore për të marrë drejtimin e skuadrës së Kortrikut.

Pas dhjetë javësh në “Julpier ligë”, Kortrikut renditet në vendin e trembëdhjetë me nëntë pikë. Deri më tani, numëron vetëm dy fitore, tri barazime dhe pesë humbje.

Edhe golavarazhi nuk është aspak favorizues, pasi numëron 11 gola të realizuar dhe 17 të pësuar.

Në javën e fundit, ishte Standart Liezh që fitoi 3-1 përballë këtij ekipi, ndaj edhe pozitat e trajnerit grek Janis Anastasiu janë lëkundur ndjeshëm.

Sipas mediave belge, emri i Besnik Hasit lakohet gjithnjë e më shumë për të çuar më tej projektin e klubit për këtë edicion.

Hasi u shkarkua nga Olimpiakos, ndërkohë që edhe vetë trajneri grek e nisi me humbje në Greqi, si dhe në Ligën e Kampionëve, ku u mund nga Juventusi me rezultatin 2-0. /albeu.com

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply