Harta e re elektorale, në Tiranë e Durrës shtohen deputetë, ja ku hiqen

Në zgjedhjet e vitit tjetër vendi do të ketë një hartë të re elektorale, ku Berati, Kukësi dhe Korça do të kenë nga një deputet më pak, ndërsa Tirana e Durrësi do të rriten në mandate. Cila parti do të përfitojë nga ndryshimi dhe projeksioni se si do të rishpërndahen 6 mandatet e deputetëve që lëvizin. Koalicionet e zgjedhjeve të vitit tjetër mbeten akoma dilema më e madhe në politikën e ditës, nëse nisemi nga premisa se LSI mbetet ende partia që ndan fituesin e pushtetit të ri pas 2017-ës. Por, ndërsa Meta ka zgjedhur ta zgjasë edhe për pak kohë pritjen e Ramës dhe Bashës, fusha ku do të luhen zgjedhjet e përgjithshme do të pësojë ndryshime nga katër vite më parë, në një masë të tillë që mund të quhet një hartë e re elektorale. Çka nënkupton qasje të re nga të gjitha palët, por, pse jo të ndikojë rezultatin dhe fituesin e 2017-ës. Gazeta ‘Mapo’ ka siguruar një kopje të kërkesës që KQZ i ka dërguar Ministrisë së Brendshme, për të dhënat e plota për numrin e popullsisë dhe për secilin qark, në mënyrë që të bëjë përllogaritjen për ndarjen e re të mandateve të deputetëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Informacioni i lexuar nga MAPO duket se sjell dhe një hartë elektorale tërësisht të re, pasi ndryshimet pritet të prekin gati gjysmën e qarqeve të Shqipërisë. Katër vite më parë palët u përfshinë në një debat për reduktimin e numrit të mandateve të deputetëve në Kukës dhe Berat, për shkak të tkurrjes së popullsisë. Por koniunkturat dhe interesat politikë të asaj kohe bënë të pamundur zbatimin e ligjit, çka cenoi parimin e një përfaqësimi të barabartë shtetasish në parlament për secilin qark. Tashmë pas katër vitesh raporti i zhdrejtë mes popullsisë dhe mandateve jo vetëm në këto qarqe është thelluar edhe më tej, për shkak të lëvizjes demografike, por edhe për shkak të ritmit të shtimit natyral të popullsisë. Ndaj KQZ ka vendosur të ndërhyjë për të korrektuar hartën elektorale të Shqipërisë. Veç Kukësit dhe Beratit, një mandat deputeti e humbet edhe qarku i Korçës. Këto tri mandate që humbasin qarqet e mësipërme i shkojnë dy qarqeve të tjera dhe përkatësisht Tiranës, së cilës i kalojnë dy mandate dhe Durrësit një mandat. Ndryshimet në qarqe Një nga qarqet ku largimet drejt qendrave të mëdha urbane kanë qenë më të mëdha është Berati dhe nga 8 mandate që ka aktualisht, në zgjedhjet e ardhshme do të ketë vetëm 7. Pas tij vjen sërish një tjetër qark i varfër, siç është ai i Kukësit, ku për shkak të shpërnguljeve drejt zonave më të zhvilluara dhe emigracionit, rritja e numrit të popullsisë ka qenë e pandjeshme. Për pasojë Kukësi do të ketë një mandat më pak duke kaluar nga 4 mandate në vetëm 3. Por duket se ritëm të ulët të rritjes së popullsisë në krahasim me mesataren e vendit ka patur edhe qarku i Korçës. Sipas të dhënave të DPGJC, ky qark humbet një deputet dhe kalon nga 12 në 11 mandate. Tirana vazhdon të mbetet “toka e premtuar” për shqiptarët, pasi ndryshimet demografike të popullsisë, por edhe rritja natyrore i kanë dhënë një rritje të konsiderueshme popullsie e konvertuar kjo me një shtim prej dy deputetësh më shumë se sa ka aktualisht. Qarku më i madh kalon nga 32 deputetë që ka tani në 34 deputetë të plotë. Qarku apo zona e dytë zgjedhore që rritet në mandate është Durrësi, i cili 4 vite më parë nxori 13 deputetë, ndërsa pas rritjes së popullsisë do “prodhojë” 14 të tillë. 6 qarqet e tjera që kanë patur një rritje të popullsisë të përafërt me mesataren e vendit, do të ruajnë numrin aktual të deputetëve me të cilët përfaqësohen në Kuvend. I gjithë procesi mësohet se do të përfundojë në dhjetor pasi KQZ t’ia kalojë ndarjen e re Kuvendit për miratim. Si lëvizin mandatet Bazuar në rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 mund të nxjerrim edhe një projeksion se cilët nga krahët politikë mund të preken nga ndryshimet në hartën elektorale. Në Berat me heqjen e një mandati në bazë të rezultateve të 2013 ajo që penalizohet është e majta, e cila nga 6 mandatet tashmë mund të nxjerrë vetëm 5. Në Kukës sipas rezultateve të zgjedhjeve pararendëse, ajo që humbet një deputet është e djathta. Nga 3 deputetë që ka aktualisht PD mund të marrë vetëm 2. Në Korçë penalizohen sërish të djathtët, të cilët nga 5 mandate shkojnë në 4. Në total ndryshimet në hartën elektorale nuk do të kenë efekt, pasi e djathta ndërsa humbet dy deputetë në Kukës dhe Korçë, po aq deputetë merr më shumë në Tiranë dhe Durrës. Mandatin që shtohet në Durrës e merr PD duke shkuar në raportet 7 me 7, ndërsa në Tiranë 1 deputet e merr PD dhe një PS duke shkuar në raportet 20 me 14. Gjithsesi këto janë parashikime që bëhen vetëm duke u bazuar në rezultatet e 2013 dhe nuk marrin parasysh ndryshimin e votës së shqiptarëve dhe lëvizjet e partive nga njeri koalicion në tjetrin. Qarku

Formula e përllogaritjes Numri i mandateve për çdo zonë zgjedhore përcaktohet në raport me numrin e shtetasve të secilës zonë zgjedhore, ku çdo mandat përfaqëson një numër afërsisht të njëjtë shtetasish. Formula që zbatohet në këtë rast përcakton se numri total i shtetasve, sipas Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile, pjesëtohet me numrin 140 të mandateve të Kuvendit, duke përcaktuar numrin mesatar të shtetasve që i takojnë çdo mandati të Kuvendit. Më pas numri i mandateve për çdo zonë zgjedhore përcaktohet duke pjesëtuar numrin e shtetasve me vendbanim në zonën zgjedhore, me numrin mesatar. Çdo zone zgjedhore i caktohet fillimisht një numër mandatesh i barabartë me numrin e plotë të përftuar nga pjesëtimi dhe në rast se në përfundim të veprimit të kryer, një apo më shumë mandate mbeten pa u shpërndarë, ato iu shpërndahen zonave mbi bazën e presjes dhjetore më të madhe të përftuar nga pjesëtimi. Shpërndarja e mandateve të mbetura kryhet në rend zbritës, duke filluar nga zona me presjen dhjetore më të madhe. Zbatimi i formulës Popullsia e Shqipërisë 4,455,000 shtetas

1 deputet 31 820 shtetas

Brimi NOA

kukk

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply