You are here
Home > Kombëtarja > Harrojeni mungesën e Strakoshës, ky është problemi i madh te Kombëtarja për qershorin

Harrojeni mungesën e Strakoshës, ky është problemi i madh te Kombëtarja për qershorin

Çështja kryesore gjatë orëve të fundit sa i përket Kombëtares, njëkohësisht edhe problemi më i përmendur, është mungesa e Thomas Strakoshës. Ende nuk ka ardhur në mënyrë zyrtare se gardiani i Lacios nuk do të luajë ndaj Islandës dhe Moldavisë, por gjasat janë të pakëta pas disa problemeve fizike.

Gjithsesi, në këtë drejtim kemi edhe zëvendësues të tjerë të portierit, ku duhet të përmendim Alban Hoxhën, Etrit Berishën apo edhe Gentian Selmanin. Por atëherë kush është problemi kryesor i Kombëtares? Sulmi dhe gjetja e golit.

Me trajneri Panuçi u ndie së tepërmi, pasi realizimet vetëm nga sulmuesit kryesorë nuk ishin duke ardhur. “Shqiperia.ch” bën një vëzhgim të thjeshtë për realizimet e sulmuesve shqiptarë në kampionatet respektive në Europë dhe atje të dhënat nuk janë shumë të mira. Kështu, 6 futbollistët tanë që luajnë në rolin kryesor të vijës së parë të sulmit, kanë realizuar së bashku vetëm 15 gola. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Të dhënat e nxjerra nga “Shqiperia.ch” për golat e realizuara nga sulmuesit tanë në kampionatet europiane

Armando Sadiku 2 gola

Rei Manaj 6 gola

Sidrit Guri 2 gola

Bekim Balaj 3 gola

Sokol Cikalleshi 1 gol

Xhakomo Vrioni 1 gol

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top