You are here
Home > Kombëtarja > “Hameri shqiptar” shfaq problemet e para, Breshian e ndajnë vetëm 2 fitore me Serinë A

“Hameri shqiptar” shfaq problemet e para, Breshian e ndajnë vetëm 2 fitore me Serinë A

Asnjë hap i gabuar për Breshian në Serinë B, që ka marrë kryesimin prej kohësh dhe gjendet disi e qetë nga ndjekësit e saj. Kështu 6 pikë e ndajnë këtë skuadër nga vendi i dytë, ndërsa janë edhe 4 takime për t’u zhvilluar.

Gjatë ditës së sotme, kjo skuadër nuk ka gabuar as në shtëpi ndaj Salernitanas, duke fituar me rezultatin 3-0. Por ajo që është vënë re në këtë takim, ishte fakti se Emanuel Ndoj e ka nisur nga stoli. Në fakt, një dëmtim gjatë kohës që Shqipëria zhvillonte takimet në mars, ka prishur jo pak gjendjen fantastike që po kalonte ky futbollist.

Madje edhe në ndeshjen e fundit të Breshias, është zëvendësuar pa nisur mirë pjesa e dytë. Një lojtar me cilësi të mëdha, që tashmë është shumë pranë mbërritjes në Serinë A. Por deri atëherë, Ndoji duhet të lutet që dëmtime të tjera të mos i prishin planet dhe gjithë magjinë e momentit, pasi kjo skuadër do të rikthehej në elitën e futbollit italian pas shumë vitesh pritjes. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top