Hamburg siguron një 3 pikësh të artë, shkëlqen Mavraj…

Java e 11-të e kampionatit gjerman ka përfunduar në mënyrën më të mirë të mundëshme për Hamburgun e Mërgim Mavraj. 


Në fitore e merituar me shifrat 3-1 përballë Stuttgart i ka dhënë qetësi Hamburgut duke e ngjitur në vendin e 16-të. Mavraj në repartin ofensiv ka bërë detyrën e tij duke shpëtuar jo pak herë portën nga sulmet e njëpasnjishme të Stuttgart. 

Sipas statistikave, Mavraj ka arritur të largojë nga zona 9 nga 14 luftimet ajorore, 5 nga 6 krosimet e tij të gjata kanë qenë me sukses si dhe duke bërë edhe një goditje në portën kundërshtare.

 Në përfundim të ndeshjes Mavraj është vlersuar me notën 7.3 si dhe me një saktësi pasimesh prej 96%.


 Hamburg zotëron aktualisht 10 pikë duke u larguar përkohësisht zonës së kuqe për rënien nga kategoria.

Përgatiti: Armend Pire  – SHQIPËRIA.CH

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply