You are here
Home > Kombëtarja > Grumbullimi i rrallë i Shqipërisë,  zbulohet se kur do të publikohet lista e plotë e lojtarëve

Grumbullimi i rrallë i Shqipërisë,  zbulohet se kur do të publikohet lista e plotë e lojtarëve

Tashmë po hyjmë gjithmonë e më tepër në emocionet e Kombëtares, atje ku Shqipëria do të ndeshet ndaj Islandës dhe Moldavisë. Dy ndeshje shumë vendimtare për djemtë e Rejas, që do të vendosin shumë sa i përket shpresave për një kualifikim në Europian.

Këtë herë ka një grumbullim disi të pazakontë, pasi rreth 9 futbollistë do të nisin stërvitjen që nesër në “Tropikal”, ndërsa grupi i plotë do të jetë disa ditë më vonë në Frankfurt të Gjermanisë. Atje do të stërvitet e plotë Shqipëria me futbollistët e thirrur, për të provuar të gjitha skemat e mundshme ndaj Islandës.

Sa i përket lojtarëve që do të vijnë në ditën e nesërme në atdhe, emrat janë ato që janë bërë publik prej disa kohësh, ndërsa “Shqiperia.ch” mëson se në datën 28 maj do të dalë edhe lista e plotë e lojtarëve të thirrur nga Shqipëria. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top