Grezda pëson humbje në transfertë, Osijeka fal pikë.

Ka përfunduar me shifrat 3-1 përballja mes Zapresic dhe Osijekës në javën e 15-të kampionatit kroat. 

Ekipi vendas edhe pse jo favorit në letër ka treguar se në fushë mund të mposhtë edhe Osijekën e Grezdës. Edhe pse statistikat folën në anën e skuadrës mike, kjo nuk ka mjaftuar për të arritur një fitore.
 Sulmuesi ynë ka luajtur një 90-minutësh të plotë por pa arritur të shënojë këtë herë për ekipin  e tij. 

Në fund të kësaj ndeshje, Osijeka gjendet në vendin e dytë me 27 pikë ndërsa Grezda në 15 javë ka arritur të shënojë vetëm 3 gola.

Përgatiti: Armend Pire  – SHQIPËRIA.CH

About the author