Grezda nuk di të ndalet, pikë sigurojnë Lila e Xhaka, ngec Mavraj

Ditën e djeshme janë luajtur një pjesë e mirë të ndeshjeve nga kampionatet europiane. Ajo që ra menjëherë në sy ishte fitorja e thellë 3-0 e ekipit të Osijekës përballë Lok.Zagrebit. Sulmuesi ynë luajti për vetëm 70’ minuta duke mos gjetur dot rrugën e rrjetës.

Lila në Greqi arriti të siguroi një fitore mjaft me vlerë 2-1 kundrejt skuadrës së Kerkyra. Mesfushori ynë lujati për plot 90’ minuta me ekipin e tij të Gannina duke bërë paraqitje të kënaqshme.

Jo të njejtin fat pati Baseli i Taulant Xhakës dhe Arlind Ajetit. Vetëm një barazim pa gola ka mjaftuar në transfertën e kësaj jave përballë Zurich.

Ndërsa një javë për t’u harruar nga Mavraj ku ekipi i tij i Hamburg gjendet në zonën e rreptësisë pas humbjes 2-1 në transfertë e vështirë kundër Hertha Berlin. Edhe pse mbrojtësi ynë u vlersua me një notë të kënaqshme, 6.5, Hamburg e kishte të pamundur të merrte pikë edhe këtë javë.

About the author