Grezda në “derbin” përballë Memollës, Osijeka barazon ndaj Hajduk Split…

Java e 17-të e kampionatit kroat ka vë përballë dy shqiptarët e kombëtares sonë. Nga njera anë qendronte Hysen Memolla me Hajdukun e Splitit ndërsa udhëtues ishte Eros Grezda me Osijekën.

Dy skuadrat u ndan në paqe me rezultatin 1-1 duke barazuar në minutat e fundit. Skuadra e Osijekës ka qenë dominuese gjatë gjithë lojës por janë ndëshkuar në fund të takimit. Sulmuesi kuq e zi nuk ka mundur të shënojë golin e dytë për t’i dhënë siguri skuadrës së tij.

Nga ana tjetër Memollaj luajti vetëm 46′ minuta lojë duke mos bindur trajnerin. Ndërsa Grezda ka lujtur për 90′-minuta.

Në renditjen e përgjithshme Osijeka qendron me pikë të barabarta me Hajdukun si dhe 9 pikë larg kryesuesëve të kampionatit. Praktikisht Hajduku në vendin e dytë dhe Osijeka në të tretin.
Përgatiti: Armend Pire – SHQIPËRIA.CH 

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply