Granit Xhaka sulmohet nga tifozët

Humbja ndaj Man.City në “Emirates Stadium” nuk ka kaluar aq lehtë për topçinjtë. Kjo ishte hunbja e shtatë në 13 ndeshje të vitit 2018 nën drejtimin e Venger.Për më tepër që skuadra e Pep Guardiolës përsëriti rekordin e vitit 1989 duke realizuar tre gola në pjesë të parë.

Rezultati dukej i vulosur dhe me fillimin e pjesës së dytë tifozët e Arsenalit filluan të sulmonin me kore thyese edhe lojtarët bardhë e kuq. Ndër tyre Granit Xhaka ishte më i etiketuari. Në momentin e parë që mesfushori prekte nisnin edhe vërshëllimat ndaj tij. Ndërsa në një moment tifozët kanë thirrur njëzëri “Ti nuk je i denjë për fanellën tonë”.

Një sulm absurd në nerva e sipër nga ana e tifozëve që këtë herë shënjestër pati Granit Xhakën. Nga ana e tij mesfushori arriti të jap një paraqitje pozitive duke marë dhe vlersim të tillë. Gjatë ndeshjes Xhaka gjuati dy herë drejt portës nga distanca por Ederson u tregua i vëmendshëm.

Pas javës së 28, Arsenali pozicionohet në vendin e gjashtë me 45 pikë. Të dielën topçinjtë do të udhëtojnë në transfertën e Brighton. Ndërsa të enjten Xhakën e pret një tjetër sfidë vendimtare ndaj Milanit në Europa League.

Armend Pire – SHQIPËRIA.CH

About the author