You are here
Home > Kombëtarja > Granit Xhaka flet nga “Elbasan Arena”: Krenar me Shqipërinë dhe Kosovën

Granit Xhaka flet nga “Elbasan Arena”: Krenar me Shqipërinë dhe Kosovën

Granit Xhaka ndodhet në Elbasan Arena, për të ndjekur takimin mes Shqipërisë dhe Moldavisë. Ky është njoftimi i mesfushorit të Arsenalit në rrjetin social Instagram, që ka ardhur për të mbështetur vëllain e tij, Taulant Xhaka. Megjithatë ky i fundit ndodhet në stol dhe nuk do të jetë nga minuta e parë për këtë takim. Në një intervistë për “Supersport”, Graniti u shpreh:

“Shumë krenari për Shqipërinë dhe Kosovën. Kuqezinjtë nuk po kalojnë moment të mirë, por shpresojmë që të fitojmë. Kam udhëtuar me familjen për të parë këtë ndeshje. Taulanti është shumë i lumtur te Bazeli, por të shohim se çfarë do ndodh në të ardhmen”, u shpreh Xhaka. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top