You are here
Home > Futboll Bota > Granit Xhaka flet gjithmonë shqip: E pranoj që jam mbushur me lot, i nderuam të gjithë shqiptarët

Granit Xhaka flet gjithmonë shqip: E pranoj që jam mbushur me lot, i nderuam të gjithë shqiptarët

Granit Xhaka ishte i pranishëm në ndeshjen e veçantë që u zhvillua në “Fadil Vokrri”, në nder të Pavarësisë së Kosovës. Një përballje e veçantë ku skuadrat ishin të ndara në dy pjesë dhe njëra prej tyre udhëhiqej nga mesfushori i Arsenalit, ndërsa tjetra nga Milot Rashica.

Një tjetër reagim ka ardhur nga Granit Xhaka, që në kohët e fundit ka folur gjithmonë shqip në “Instagramin” e tij, pa asnjë përkëthim tjetër, megjithëse ka shumë prej ndjekësve nga Anglia. Këtë herë lojtari i “topçinjve” ka folur për emocionet e marra në “Fadil Vokrri”, duke u shprehur se i janë mbushur sytë me lot.

“Mbrëmë me Milotin e Dardanëve ishim për ti nderuar të gjithë shqiptarët tanë që asnjëherë nuk na lan vetëm, por na përkrahën dhe kjo përkrahje u konfirmua.

Ndeshja në stadiumin “Fadil Vokrri” kishte emocione, pranoj se jam mbushur me lot nga gëzimi nga përkrahja dhe dashuria që marr nga ju. Unë, ku do që shkoj jam me ju dhe për ju. Kështu do të jetë gjithmonë”, ka thënë Xhaka. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top