You are here
Home > Bundesliga > Golin ia anullojnë në të 93 dhe penalltia i hiqet me VAR, trajneri i Abrashit: Shkoi pak si shumë!

Golin ia anullojnë në të 93 dhe penalltia i hiqet me VAR, trajneri i Abrashit: Shkoi pak si shumë!

Freiburgu nuk ka arritur të grumbullojë tre pikë në ndeshjen e sotme ndaj Shalkes, megjithëse ishte shumë pranë marrjes së tyre. Në transfertë ishte vetëm skuadra e Amir Abrashit ajo që gjendej në fushë, nisur edhe nga ndëshkimi me të kuq i Shalkes në pjesën e parë.

Gjyqtari do të akordonte edhe një penallti në favor të Freiburgut gjatë pjesës së dytë, por gjithçka do të anulohej pas rishikimit me VAR. Të gjithë lojtarët e miqëve do i vërsuleshin arbitrit për të kërkuar më tepër shpjegim, nisur edhe nga fati i keq që po i ndjek.

“Sot penalltia na u hoq. Në javën e kaluar shënuam golin e fitores në minutën e 93 dhe na e anuluan. Kjo shkoi pak si shumë, por le të mos e shohim fajin te gjyqtari”, u shpreh trajneri Christian Streich që e aktivizoi Abrashin pas 11 muajsh mungese në fushë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top