You are here
Home > Futboll Bota > Goli me finte vendos dramën në fund, Taulant Xhaka luan atje ku e gjeti De Biazi

Goli me finte vendos dramën në fund, Taulant Xhaka luan atje ku e gjeti De Biazi

PSV-Basel ishte ndeshja më e bukur që kishte dhuruar shorti për turin e dytë të “Champions League”. Pritshmëritë u përmbushën pasi spektakël dhe gola kishte përgjatë 90 minutave. Vendasit kaluan të parët në avantazh, por zviceranët e përmbysën përkohësisht rezultatin.

Për të mbërritur edhe te perla e Malen në sekondat e fundit, që e gjeti rrjetën me një finte nga afër zonës duke i dërguar shifrat në 3-2 për PSV. Sa i përket lojtarëve shqiptarë, ashtu siç kemi raportuar edhe më herët, Taulant Xhaka është kthyer si mbrojtës krahu.

Pikërisht në rolin ku do e gjente De Biazi, me këtë të fundit që e transformoi në mesfushor të mirfilltë. Ndërsa Edon Zhegrova ishte i grumbulluar nga trajneri në listën fillestare, por përfundoi në tribunë me vendimin e fundit të Koller. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top