Golat, Rusia dhe merkato, Bernard Berisha rrëfen emocionet!

Mesfushori kosovar është duke udhëhequr Anzhin, teksa në intervistën për “Sport Ekspres” shton: “Jam përshtatur më së miri, të shohim në të ardhmen. i jam pranë Salihit, që humbi penallti”

Intervistoi: Vladimir Prenga

Bernard Berisha shënoi golin e tretë të Anzhit, në fitoren 0-3 të arritur ndaj Tom Tomsk në transfertë. Për mesfushorin pejan ishte rrjeta e tretë e tundur këtë vit, duke qenë edhe shënuesi më i mirë i skuadrës. Në një intervistë për “Sport Ekspres”, 24 vjeçari flet për nisjen e sezonit të ri, objektivat, merkaton dhe për formën e tij. Në fund ka një urim edhe për Balën e Roshin

-Bernard, urime fillimisht për golin. Keni luajtur deri më tani në 11 ndeshje, dhe keni shënuar sa i gjithë sulmi i Anzhit. E prisnit këtë nisje pas mbijetesës aq të vuajtur vjet?

-Po të them drejtën. Anzhi ka investuar shumë këtë vit, duke ndërruar edhe trajnerin, i cili më ka ndihmuar shumë, duke treguar besim tek unë. Jam shumë i lumtur për golat dhe asistent që po jap këtë sezon.

-Cili është sekreti i këtyre paraqitjeve?

-Jam përgatitur shumë mirë. Gjithashtu mendoj se tani jam përshtatur shumë mirë. Falënderoj Zotin për golat që po shënoj.

-A e ka bërë Rusia më të fortë Berishën?

-Po, besoj se po. Jam rritur shumë si futbollist, dhe po ndihem shumë i lumtur në këto momente.

-Sezoni i dytë në Rusi. Ju pëlqen si kampionat?

-Është kampionat shumë i fortë. Ka skuadra shumë të mëdha, dhe futbolli është shumë i fortë fizikisht, prandaj jam përshtatur shumë shpejt dhe kur luan me ekipe të mëdha, fiton përvojë nga çdo ndeshje e luajtur.

-Cili është objektivi i klubit, dhe a ka Berisha ndonjë synim personal?

-Synimi i klubit është Europa Liga. Sa i takon synimeve të mia, dua që të paraqitem sa më mirë dhe të ndihmoj skuadrën në arritjen e objektivave.

-Po afrohet janari, mendoni për ndonjë transferim, apo…

Këtë ja kam lënë ne dorë menaxherit tim, Shkumbim Qormemetit. Do shohim pas kampionat.

-E keni ndjekur Skënderbeun? Sot barazoi kundër Kukësit, dhe humbi penallti Salihi. Një koment nëse mundeni..

-E ndjek gjithmonë, por sot nuk munda. Më vjen keq që nuk fituan, por mendoj se Skënderbeu është skuadra më e mirë në Shqipëri dhe do të dalë sërish kampion. Sa i takon penalltisë që ka humbur Salihi, kjo i ndodh çdo lojtari. Ai është lojtar i madh dhe kam mësuar shumë nga ai.

-E fundit, Roshi dhe Balaj shënuan sot. Do jetë edhe një sfidë mes shqiptarësh për Europa Ligën sivjet. Kush do triumfojë në fund?

-Më vjen mirë. E pashë dhe u gëzova shumë që ata shënuan. Janë shumë djem të mirë dhe ju dëshiroj shumë suksese. Sa i takon garës, do e shohim në fund.

About the author