You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Gol dhe asist në 2 minuta, talenti shqiptar shpërthen dhe i tregon gabimin trajnerit në Angli

Gol dhe asist në 2 minuta, talenti shqiptar shpërthen dhe i tregon gabimin trajnerit në Angli

Në formë të jashtëzakonshme Bersant Celina, teksa pavarësisht se ka parë stolin së fundmi, nuk ngurron të tregojë gjithë aftësitë e tij.

Trajneri i Swansea habiti jo pak me vendimin e tij, për të lënë sërish në stol talentin shqiptar në takimin ndaj Sheffield Wendsay. Teksa këta të fundit po kryesonin me rezultatin 0-1, tekniku Potter vendosi aktivizimin e Celinës në pjesën e dytë.

Vetëm dy minuta, kaq i mjaftojnë futbollistit shqiptar për të përmbysur ndeshjen. Fillimisht duke realizuar vetë në minutën e 72, e për të dhënë pasimin vendimtar në atë gol të shënuar në minutën e 73. Festë e çmendur dhe legjetime te tifozët, ndërsa Potter do i duhet të bëj më mirë llogaritë me Celinën në takimet e tjera, pasi një lojtar i tillë, nuk mund të qëndroj në stol. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top