You are here
Home > Kombëtarja > Gjithmonë kundër turmës së njerëzve, moto e veçantë e Besnik Hasit

Gjithmonë kundër turmës së njerëzve, moto e veçantë e Besnik Hasit

Korrik 2017, Hasi ulet tranjeri i Olympiakos.

Mediat, ultrasit dhe i gjithë opinioni publik kundër dhe në një zë: “Erdhi “shqiptari”. Ikën pa filluar mirë, direkt pas eleminatoreve të Championsit. Gabim i tmerrshëm”.

Sikur të mos mjaftonte me kaq vazhduan dhe parullat “Kosova është Serbi”, e ndërsa ultrasit prisnin shkëndijën e vetme nga Hasi për të nisur luftën e tyre te prapambetur nacionaliste e për ta çuar në shkarkim, Hasi mjaftohet me një deklaratë të vetme për të mos heshtur e për të ruajtur identitetin e tij… “Jam nga Kosova e Shqipërisë, mjafton”.

Pra edhe nëse ka nje Kosovë të Serbisë sipas ultrasve te Olympiakos, Besnik Hasi pa ia prishur fjalën ndoshta, me një diplomaci më shumë se të mrekullueshme i’u bëri edhe njëherë të qartë se unë vij nga ajo “tjetra”, e Shqipërisë, që ndoshta iu ngjall pak panik dhe frikë, por kjo është e vërteta.

Gusht 2017, Olympiakos në grupet e Champions League.

Mediat, ultrasit dhe opinioni publik: ” Maestro, mos u largo. Duhet të zgjatet kontrata, arkitekti kryesor i kualifikimit. Nuk ka frikë të marrë përgjegjësit. Bravo Besnik Hasi”.

Moto e futbollit dhe e Besnik Hasit, është në faktë moto e jetës. Puna flet më shumë se gjithçka, zhurmën le ta bëjnë të tjerët të cilët nuk kanë aftesinë për të bërë diçka tjetër. Ne, flasim dhe matemi me veprat, dhe ato “ulërijnë” po aq sa ata ultras, se suksesi i’a mbyll gojën të gjithëve, duke filluar nga i pari e deri tek i fundit “ekstrem” grek, por dhe jo vetëm.

Një tjetër zgjedhje po aq e kontestuar e Besnik Hasit, ishte kur ky i fundit morri drejtimin e Legias. Ambienti polak ishte po aq i ndezur kundër shqiptarëve, por dinjiteti i teknikut shqiptar nuk u shit për asnjë qindarkë.

Ndërsa të gjithë prisnin aktualisht që Hasi të merrte nga momenti në moment drejtimin e Shqipërisë, ai di të surprizoj sërisht, megjithëse në pamje të parë duket si një zgjedhje e gabuar, fundja të gjitha zgjedhjet e Hasit janë quajtur të tilla. Tekniku shqiptar do të marrë drejtimin e Alreid në Arabinë Saudite. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top