You are here
Home > Futboll Bota > Gjimshiti është enigmë deri në fund, Gasperini “mbahet peng” prej tij ndaj Lacios

Gjimshiti është enigmë deri në fund, Gasperini “mbahet peng” prej tij ndaj Lacios

Ditën e hënë luhet sfida midis Atalantës dhe Lacios, përballje kjo që do të vendos shumë për fatet e këtyre skuadrave. Kjo është nga ato ndeshjet që interesi i publikut është në maksimum, pasi këto klube kanë treguar se dinë të prodhojnë një futboll të bukur në fushën e blertë.

Përsa i përket lojtarëve shqiptarë, duket se në kampin lacial është konfirmuar si zakonisht Strakosha, ku edhe pas asaj gafe javën që shkoi, gardiani duket i pazëvendësueshëm tek të kaltërit. Nga krahu tjetër pritet të konfirmohet edhe portieri tjetër kuqezi, Etrit Berisha, që është në rradhët e Atalantës. I vetmi dyshim për trajnerin Gasperini pritet të jetë pikërisht mbrojtësi ynë, Berat Gjimshiti, teksa ky i fundit para pak javësh pësoi një dëmtim.

Mbrojtësi këto ditë po kryen një stërvitje të diferencuar nga pjesa tjetër e skuadrës bergamase dhe akoma nuk është marrë një vendim për lojtarin. Ndoshta është disi herët për të folur për aktivizimin e tij, pasi ende nuk është marrë një përgjigje nga stafi i doktorëve të Atalantës, që gjithmonë janë duke parë gjëndjen e Gjimshitit.

Çdo gjë është në dorë të kohës që do të tregojë nëse futbollisti i Kombëtares do të jetë në dispozicion të Gasperinit, në përballjen që ka skuadra e tij kundër Lacios se Simone Inzaghit, ndërsa mediat italiane shprehen se enigma do të zgjasë deri në sekondën e fundit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top