You are here
Home > Boks > Gjetan Keta bëhet gati për ringun, gjendet kundërshtari i radhës për boksierin nga Bulqiza

Gjetan Keta bëhet gati për ringun, gjendet kundërshtari i radhës për boksierin nga Bulqiza

Mike Gjetan Keta është gati për t’u rikthyer në ring, atje ku do të ndeshet me boksierin Pablo Daniel Nivevas. Lajmin e kësaj përballje e ka pohuar vetë vëllai i Gjetanit, Ismail Keta, ku njofton edhe këtë përballje të re.

Boksieri argjentinas ka zhvilluar 51 ndeshje, ndërsa numëron rreth 33 fitore dhe 17 humbje. Të dhëna të mira ka edhe Gjetani, boksieri nga Bulqiza, pasi ka 23 fitore dhe 4 humbje. Ndërkohë ky është njoftimi i vëllait të tij në “Facebook”:

“Përshëndetje miq.

Kur në sportin e boksit arrin në nivele të larta, përgjegjësitë shtohen dhe kalojnë përmasat e pasionit. Aq me i vështirë bëhet kur të mungon publiku i zjarrtë shqiptare që neve na ka mbështetur gjithmonë!

Pas pritjes së gjate për t’u ndeshur kundra boksierit gjerman Vincent Feigenbutz ndaj të cilit Gjetani humbi ne vitin 2016, Gjetani ka pranuar ftesën për t’u ndeshur në Spanjë me datë 9 mars kundra PABLO DANIEL NIEVAS që ndeshjen e fundit e humbi kundra gjermanit të pathyeshëm deri më tani Jürgen Brähmer.

Sigurisht që publiku i zjarrtë shqiptarë do të na mungojë në Madrid, Spanjë, por ne do përpiqemi me shumë punë dhe përkushtim t’ju nderojmë me fitore. “

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top