You are here
Home > Bundesliga > Gjermanët për ofertën e Rashicës: Aq para merren nga Joviç, nuk iku edhe nga Lala

Gjermanët për ofertën e Rashicës: Aq para merren nga Joviç, nuk iku edhe nga Lala

Benfika bëri gjithçka mundej për të transferuar Milot Rashicën nga ekipi i Verderit, madje duke luajtur edhe një “lojë të pisët”. Skuadra portugeze tentoi të merrte lojtarin shqiptar pa dijeninë e menaxherit të tij, Altin Lalës.

Burime të sigurta në Gjermani shprehen se për negociator u tentua shqiptari më i njohur në këtë fushë, Fali Ramadani. Ky i fundit prezantoi dhe dërgoi Luka Joviç te Reali, por edhe zgjidhi problemet e largimit të Sarrit nga Chelsea.

Më shumë detaje për ofertën e 18 milionë eurove që portugezët dhuruan për Rashicën, jep media gjermane “90min.de”. Ajo gjithashtu vendos theksin se një nga arsyet se përse ky transferim dështoi, ishte mungesa e dijenisë nga ana e Altin Lalës.

“Benfika e kërkoi Rashicën në mënyrë agresive, madje duke dalë edhe përtej menaxherit të tij, Altin Lalës. Kjo është arsyeja se përse ky i fundit nuk dinte asgjë sa i përket interesit të skuadrës nga Lisbona. Por në fund transferimi dështoi, pasi Benfika nuk vuri në tavolinë shifrën e dëshiruar nga Verderi.

Në fund të fundit, i njëjti çmim mund të fitohej vetëm nga një pjesë e shitjes së Luka Joviç te Reali i Madridit(ka qënë pjesë e Benfikës). Pra oferta e Benfikës nuk ishte e mjaftueshme. Rashica nuk kërkonte të ikte nga skuadra, sidomos pa dijeninë e menaxherit të tij që ka një lidhje të ngushtë, Altin Lalës”, shkruhet në artikull. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top