You are here
Home > Kombëtarja > Gjermanët për karrierën e të pakënaqurit Gjasula: Më parë kundër Mesit, tani luan me Mepenin

Gjermanët për karrierën e të pakënaqurit Gjasula: Më parë kundër Mesit, tani luan me Mepenin

“Kështu nuk bëhet. Te Shqipëria vijnë vetëm nëpërmjet interesit. Unë luaj në Gjermani dhe nuk thirrem”. Kështu do të shprehej mesfushori Jurgen Gjasula, karriera e të cilit mori një tatpjetë të madhe e të shpejtë.

Në Gjermani mund të luash, madje në të ende gjendet, por varet se për çfarë kategorie flitet. Tani ky lojtar gjendet me Energie Cottbus, ndërsa ka kaluar në merkaton e janarit. Flasim për një skuadër që gjendet në kategorinë e tretë gjermane. Për të folur mbi karrierën e futbollistit shqiptar, ka menduar më së miri media gjermane “Lr-online.de”. Vetëm nëpërmjet titullit të saj, gjithçka kuptohet për vitet e kaluara.

“Dikur bëhej gati për Mesin, sot për Mepenin”. Flasim për dy kundërshtarët e Gjasulës, ndërsa kanë kaluar pak kohë. Kur aktivizohej për Bazelin, mesfushori ynë do e gjente veten përballë Barcelonës së Mesit, Henry dhe Xavit në “Champions League”. “Këto kujtime janë shumë të mira”, do të shprehej vetë Gjasula për “Kicker”.

Flasim për të kaluarën, pasi e tashmja nuk është edhe aq e mirë. Gjasula është 33-vjeç, ndoshta jo edhe aq shumë për një perëndim të tillë. Debutimi i tij me Cottbusin do të vinte me një humbje, pasi u mund me rezultatin 1-2 ndaj Wurzburger Kickers. Por do të ishte një nga më të mirët në fushë: “Gjasula e tregoi se është një futbollist klasi”, do të shprehej trajneri Wollitz pas ndeshjes. Tashmë jemi në momentin kur futbollisti shqiptar po përgatitet për një takim shumë delikat, kundër Meppenit, ndërsa vite më parë këtë gjë e bënte për të qenë gati kundër Mesit dhe Barcelonës. Ndonjëherë përpara se të ankohemi, duhet të shohim për të dhënë më të mirën nga vetja. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top