You are here
Home > Bundesliga > Gjermanët me statistikën e veçantë: Hera e parë që na shënon një “Elvis” në Bundesligë

Gjermanët me statistikën e veçantë: Hera e parë që na shënon një “Elvis” në Bundesligë

Elvis Rexhbecaj ka shënuar golin e parë në karrierën e tij në Bundesligë, teksa ia ka dalë të dërgojë topin në rrjetë me Shalken. Ky realizim mbeti thjeshtë në statistikë, pasi Wolfsburgu humbi me rezultatin 2-1 në transfertë.

Këtu nuk po flasim vetëm për statistikën e rëndomtë të shifrave, por të emrit e historisë. Për të qenë më të qartë, një prej mediave sportive gjermane me më shumë ndjekësa, ka publikuar edhe një fakt të veçantë.

“Opta Franz” është një faqe e cila merret vetëm me fakte të veçanta që vijnë nga Bundesliga. Kështu, sipas saj është hera e parë në Gjermani, që një golashënues në këtë kampionat të ketë emrin Elvis. Falë Rexhbecajt u bë e mundur, me futbollisitin shqiptar që ka gjithë potencialin për të arritur majat në arenën europiane. /Shqiperia.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top