You are here
Home > Futboll Bota > Gjendet edhe trupi i Emiliano Sala, Duarte hap skandale: E detyruan të futet në avion!

Gjendet edhe trupi i Emiliano Sala, Duarte hap skandale: E detyruan të futet në avion!

Nga të rejat më të fundit që na vijnë nga mediat e huaja ku u kërkua më tepër mbi tragjedinë e pilotit Ibbotson dhe Emiliano Sala, duket se janë gjetur të dy trupat e pajetë e protagonistëve në fjalë. Ajo nisje nga Nantesi nuk e gjeti dot asnjëherë destinacionin e mbërritjes, Kardifin.

Teksa u piketua vendodhja e këtij mjeti futures nga kërkimi privat, fillimisht ishte trupi i pajetë i pilotit që u dallua në pamje të parë. Tashmë janë mediat e huaja, megjithëse ende e pakonfirmuar, që theksojnë se gjatë kohës që po punohej për nxjerrjen e trupit të pilotit, është gjendur edhe trupi i pajetë i Sala.

Ndërkohë që skandale të reja kanë dalë, ndërsa “Marca” i ka dhënë jehonë deklaratës së një prej miqëve të Sala. Bëhet fjalë për Maksimiliano Duarten, i cili shprehet se futbollisti është detyruar për të hipur në avion atë mbrëmje.

“Ekziston një e vërtetë e madhe pas kësaj. Është një pjesë fajtore, pasi Emiliano Sala nuk vendosi kurrë të marrë vetë atë avion atë mbrëmje, por thjeshtë pranoi ta marrë atë si një lojtar profesionist. Për mua, është detyruar të futet në avion”, u shpreh Duarte. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top