You are here
Home > Futboll Bota > Gati për “fortunë” te Lacio! “Loja” sapo ka filluar, eliminohen edhe nga “Europa League”

Gati për “fortunë” te Lacio! “Loja” sapo ka filluar, eliminohen edhe nga “Europa League”

Lacio nuk është vendi më i përshtatshëm për të punuar, nëse bëhet fjalë për sportin e futbollit. Presioni që vjen prej andej është aq i madh, aqsa nga “ëngjëll” në “djall” mund të kthehesh në fraksion sekondi.

Këtë e kanë pësuar edhe shqiptarët në jo pak raste, pasi tek skuadra kryeqytetase kanë qenë të shumtë në numër historikisht. Igli Tare po shpallet në çdo vit si drejtuesi sportiv më i mirë i Serisë A, por kjo nuk mjafton, që tifozët të jenë në paqe me të.

Madje sulmet drejt Tares kanë qënë deri në ditët e fundit. Tashmë fortuna do të shtohet edhe më shumë, pasi Lacio është eliminuar nga “Europa League”.  Sevilja e ka mundur me rezultatin 2-0 në ditën e sotme dhe 3-0 duke marrë parasysh edhe ndeshjen e parë, për të vulosur historikun e kualifikimit.

Një pjesë të fajit mund ta marrë edhe Strakosha në këtë disfatë, nisur nga përgjegjësia në golin e parë të pësuar ndaj Seviljës dhe sjelljes së tifozëve lacialë. Pa harruar këtu edhe trajnerin Inzaghi, që e rrezikon seriozisht postin e tij. Nëse mbështetësit e këtij ekipi do e linin gjysmë të boshatisur stadiumin në ndeshjen e parë të Seviljës, kjo paralajmëron një reagim të fortë në vazhdim. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top