You are here
Home > Kombëtarja > Gabimin e Berat Gjimshitit e shlyen goli i çmendur i Duvan Zapatës

Gabimin e Berat Gjimshitit e shlyen goli i çmendur i Duvan Zapatës

Genoa u përball sot me Atalantën, në një takim që përfundoi me shifrat  1-2.  Do të ishte ekipi nga Bergamo që do të kalonte i pari në avantazh, me anë të një penalltie të kthyer në gol nga sulmuesi Muriel.

Lojtarët do të ruanin avantazhin deri në minutën e 89 të takimit,atëherë kur mbrojtësi shqiptar, Berat Djimsiti, do të bëhej protagonist i një momenti negativ. Një ndërhyrje e gabuar në brendësi të zonës solli edhe penalltinë për Genoan, e kthyer në gol nga Crisito. Kur u mendua se gjithçka do të mbyllej në barazim, erdhi edhe kryevepra e Duvan Zapatë në aksionin e fundit që Atalanta kishte për të dalë me fitore nga kjo ndeshje. Një festë e madhe edhe nga trajneri Gasperini, që do i iknin nga duart 3 pikët në një ndeshje që e kishtë të gjithë në kontroll./Shqiperia.c/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top