Futbollisti i Kombëtares feston ditlindjen

Sot është ditlindja e tij e 30 dhe për Jahmir Hykën ka festë në familje. Mesfushori i kombëtares sonë ka lindur më 8 mars 1988 në qytetin e Tiranës. Karrierën futbollistike Hyka e nisi në vitin 2006 tek Rosenbergun në Norvegji. Shpërtimin e tij mesfushori shtatshkutër e pati në Zvicrër tek skuadra e Luzernës.

Tek kombëtarja Jahmir Hyka ka qenë i aktivizuar ndeshjen e fundit përballë Maqedonisë në barazimin 1-1 të shtatorit të shkuar. Ndërsa me përforcimet e reja në skuadër pritet që Hyka mos të ketë ftesë nga trajneri Panuçi duke qenë edhe se mesfushori luan në Amerikën e largët.

Armend Pire – SHQIPËRIA.CH

About the author