You are here
Home > Kombëtarja > Futbollistët e huaj në Kombëtare, nigeriani Olainka dikur kërkoi ftesën e Shqipërisë

Futbollistët e huaj në Kombëtare, nigeriani Olainka dikur kërkoi ftesën e Shqipërisë

Një fenomen i pranishëm në Kombëtaret e ndryshme europiane, e sidomos te ato më të suksesshmet, është fakti që dallimi nga klubet mes tyre është shumë i vogël.

Themi kështu, sepse futbollistët me origjinë nga më të ndryshmet, preferohen që të merren në përfaqësuesen e tyre, mjafton që të jenë të një kualiteti të lartë. Te Gjermania është e vështirë të dallosh vendasit, te Zvicra gjithashtu. E më ironikja, në fund janë po këto Kombëtare që i bëjnë dalje një futbollisti me origjinë e ndryshme nga e tyrja, ndonëse harrojnë që pjesën më të madhe të tyre të grupit të lojtarëve e kanë të tillë.

Edhe Shqipëria kishte rastin për të marrë një futbollist me origjinë tjetër nga ajo shqiptarja, nigerianin Peter Olainka. Ky i fundit u lidh aq shumë me Shqipërinë, aqsa e shprehur hapur se nëse do t’i vinte një ftesë nga kuqezinjtë, do e pranonte më kënaqësi.

Shumë polemika u hapën përpara disa kohësh në lidhje me këtë çështje, por do të ishte vetë Federata që do t’i jepte fund dilemave. Atëherë ajo vendosi se asnjë futbollist me orgjinë jo shqiptare, nuk mund të luaj me Kombëtaren tonë. Peter Olainka vazhdon të mbaj një nivel të lartë, ndërsa aktualisht ndodhet te Sparta e Pragës. Megjithatë Shqipëria e bëri zgjedhjen e saj, nderin përpara një suksesi të mundshëm. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top