You are here
Home > Futboll Bota > Futbollin nuk e kontrollon Ronaldo, Juventusi dhe Reali fitojnë edhe pa të në “Champions League”

Futbollin nuk e kontrollon Ronaldo, Juventusi dhe Reali fitojnë edhe pa të në “Champions League”

Mund të jetë futbollisti më i mirë i momentit, i viteve të fundit e ndoshta edhe i historisë, por për të thënë Zoti, mund të jetë një përcaktim paksa i nxituar. Portugezi nuk mund të kontrollojë gjithçka që ndodh në fushën e blertë, pavarësisht faktit se sa të mirë mund të jemi në detyrën dhe punën tonë, askush nuk është i pazëvendësueshëm, e këtu nuk mund të bëj përjashtim as lojtarë të këtij kalibri.

Reali arrin të fitojë edhe pa të në fushën e lojës, teksa mposht Romën në shtëpi me rezultatin 3-0, pa rrezikuar thuajse asgjë. Madje, edhe vetë ekipi aktual i Ronaldo ka fituar pa të në fushën e lojës. Juventusi ishte duke barazuar me rezultatin 0-0, derisa portugezi u ndëshkua me karton të kuq. Historia më pas është e ditur, bardhezinjtë fituan me rezultatin 0-2, pavarësisht se ishin një më pak në fushën e lojës, madje edhe me kartën më të mirë.

Cristiano Ronaldo e nis kështu me karton të kuq debutimin e me skuadrën e Juventusit në “Champions League”. Një situatë kjo shumë e pakëndëshme për yllin portugez, që nuk i ka përmbushur pritshmëritë e tifozëve, të paktën për këtë ndeshje.

Në minutën e 29, pas një dylyftimi në zonën kundërshare me mbrojtësin Muriel, ky i fundit ka aktruar duke u rrëzuar në mënyrë të ekzagjëruar. Kristiano Ronaldo I kërkon të ngrihet, duke përdorur edhe forcën paksa. Ndërsa e gjithë kjo situata, është vlersuar më një ndëshkim me kartonë të kuq nga kryesori i takimit, një vendim ky që duket paksa i tepruar.

Si një natyrë emocionale, sulmuesi portugez edhe ka lotuar pas ndëshkimit ndërsa në këtë mënyrë e braktisi fushën e lojës, mes ulërimave për të kuptuar sadopak atë që ndodhi. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top