Futbolli është një lojë e bukur ku në fund shënon Ciro Immobile

Keni ende dyshime për drejtorin sportiv më të mirë në Itali? Mos e mendoni kaq seriozisht, përgjigja është e thjeshtë, Igli Tare.

Arsyeja e kombësis së tij, realisht është e fundit në përmendjen e tij këtu.

Kryesorja quhet, Ciro Immobile. Tare gjithsesi është shpallur edhe më herët si drejtori sportiv më i mirë në Itali, edhe pa Ciron, por kjo i vë kapakun.

Shqiptari e morri italianin nga duart “e vdekjes”. Pas disa sezonesh të dështuara njëra pas tjetrës, Immobile nisi të kapitullonte.

Tare e vlerësoi situatën dhe mendoi t’i jap një shans këtij njeriu, që me Torinon vite më parë kishte shkëlqyer.

Në fund sulmuesi italian respektoi vetveten e tij, pa harruar edhe Igli Taren.

Në javën e 9 të kampionatit italian, Immobile lë pas vetes edhe Dybalan.

Plotë 13 gola të shënuar dhe 3 assiste. Sulmuesi lazial është “vrastar”, por pa Taren, nuk do të ishte këtu.

Përgatiti: Klaudio Ndreca – SHQIPËRIA.CH

About the author

GALERIA