You are here
Home > Futboll Bota > Fundi dhe turpërimi i Realit një leksion për Shqipërinë, gjithmonë të uritur dhe…zemrën para yllit

Fundi dhe turpërimi i Realit një leksion për Shqipërinë, gjithmonë të uritur dhe…zemrën para yllit

Tashmë nuk ka më dyshimin më të vogël, Reali i Madridit ka prekur fundin dhe nuk po arrin të dalë nga turpërimi në të cilin ka kohë që ndodhet. Tashmë asgjë nuk duket të funksionojë në këtë skuadër, ndërsa ndërrimi i trajnerit, solli gjithçka përveçse ndërrim të rezultateve.

Ajo humbje në transfertë ndaj Eibarit me rezultatin 3-0 e sapomarrë, i kthen galaktikët në një skuadër të rëndomtë, e cila duhet të luftojë gjatë gjithë kohës për pjesmarrjen në “Champions League”, megjithëse më parë ishte fituesja e saj absolute.

Gjithçka ka ndodhur me ekipin spanjoll, është një leksion edhe për Shqipërinë. Pikësëpari rezultatet e dobëta të marra në “Ligën e Kombeve”, nuk duhen përjetur si një dramë. Ky është futbolli e janë skuadra që sundojnë këtë sport, të cilat po kalojnë momente krize nga ato që nuk mbarojnë kurrë. Jemi shumë të vegjël, për ta përjetuar njësoj situatën si të mëdhenjtë, ndoshta shpatullat tona nuk mund të mbajnë këtë peshë.

Por ajo që duhet theksuar gjithmonë, është uria që duhet të kenë futbollistët për të arritur rezultatet. Shqipëria pas ardhjes nga Europiani e morri shumë lehtë, ndërsa mungesa e dëshirës nga kuqezinjtë për të luftuar në të njëjtën mënyrë si më parë, dallohej lehtë në fushën e lojës.

E njëjta gjë si sot, teksa lojtarët e Realit nuk kanë motiv për të luajtur, duke u katandisur në këtë gjendje. Një tjetër leksion që duhet të marrim nga kjo situatë e krijuar në Spanjë, është që zemra duhet vendosur gjithmonë përpara yllit të skuadrës. Një ekip i cili zgjedh të varet nga një futbollist, njëkohësisht zgjedh edhe një vetvrasje të ngadaltë.

Më parë ishte Kristiano Ronaldo që bënte gjithçka për këtë skuadër, e teksa ai zgjodhi t’i largohet Realit, gjë kjo e cila do të ndodhte një ditë, rezultate  të tilla janë thjeshtë të pamundura për t’u evituar. Ajo që gjithmonë duhet të bëhet, është të investohet dhe përqendrohet e gjithë puna te futbollistët “e vegjël”. Për t’i treguar atyre se nëse qëndrojnë të gjithë së bashku e luftojnë për një motiv, do të arrijnë sukseset më të mëdha në Europë. Ashtu si edhe Shqipëria e Francës, që ia doli pikërisht në një mënyrë të tillë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top