You are here
Home > Kombëtarja > Ftesa e parë e trajnerit Reja shkon në Itali, vjen kapiteni që u anashkalua nga Panuçi

Ftesa e parë e trajnerit Reja shkon në Itali, vjen kapiteni që u anashkalua nga Panuçi

Ftesa e parë e trajnerit Reja duket se ka shkuar në Itali. Të paktën është futbollisti i parë që thuajse zyrtarizohet se do të grumbullohet nga kuqezinjtë.

Bëhet fjalë për kapitenin e Kosenzës, Kastriot Dërmakun. Ky i fundit u anashkalua në thirrjet e fundit nga Panuçi, me një ftesë që i mbërriti shumë e mëvonshme. Por historia ndryshon me trajnerin e ri të Shqipërisë.

Mediat italiane raportojnë së fundmi se Dërmaku po vazhdon ende të stërvitet, megjithëse kampionati në Serinë B është mbyllur prej ditësh. Po sipas shtypit fqinj, theksohet se kjo ka ndodhur për faktin se lojtarit të Kosenzës i është siguruar ftesa për ndeshjet e qershorit dhe duhet të mbajë formën atletike. /Shqiperia.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top