Frikë helmimi nga shqipëtarët, serbët e Beogradit e kanë “psikike”

Sado që presidenti i Skëndërbeut Takaj, apo edhe shqipëtarët t’i shohin ndeshjet e futbollit me Serbin si vetëm një lojë futbolli e cila duhet luajtur për hir të kompeticionit, ashtu siç dhe duhet të jenë në të vërtetë, serbët dhe “psiqika” e tyre e sëmurë drejtohen tjetërkund.

Nga Serbia vjen lajmi i fundit, Partizani Beogradit vjen në Shqipëri duke marrë me vete çdo gjë, deri tek kuzhinieri. Mesa duket fqinjët kanë frikë nga helmimi në vendin tonë teksa ndeshja e 14 Tetorit vazhdon ende të dalë përpara syve si një hije e keqe.

“Jemi në kontakt me autoritetet në Tiranë, që kanë rritur nivelin e sigurisë. Presim eskortën e policisë gjatë gjithë kohës dhe kemi besim tek Policia Shqiptare. Edhe hotelin kemi zgjedhur të njëjtin ku qëndroi edhe kombëtarja serbe. Ne shkojmë për sport, dhe nuk do të merremi me provokimet që mund të rezervojnë për ne atje” – deklaroi menaxheri i Partizanit të Beogradit, Milosh Vazur.

Përgatiti: Klaudio Ndreca – SHQIPËRIA.CH

About the author