You are here
Home > Kombëtarja > Frika e tifozëve shqiptarë, nuk ka diskutime për Gjimshitin në “Champions League”

Frika e tifozëve shqiptarë, nuk ka diskutime për Gjimshitin në “Champions League”

Atalanta arriti të shkruante historinë e saj në sezonin e shkuar, teksa gjeti grupet e “Champions League” falë rezultateve fantastike të arritura në Seria A. Berat Gjimshiti zhvilloi paraqitje fantastike në ndeshjet më të rëndësishme, duke bërë gjithmonë diferencën në fushën e lojës.

Gjithsesi shumë dyshime kishte te tifozët shqiptarë, sa i përket aktivizimit të Gjimshitit në këtë turne që është edhe më i ndjekuri në futboll. Ato duhet të shuhen pasi trajneri Gasperini po e projekton si një pjesë të rëndësishme të skuadrës, sidomos pas largimit të Mancinit.

Gazetari i njohur italian, Gianluca Di Marzio shkruan se Toloi-Palomino-Gjimshiti pritet të jetë prapavija fikse e Atalantës për sezonin tjetër, pa harruar edhe eksperiencën që sjell Masiello. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top