You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Fotografi me tifozët shqiptarë dhe biseda me trajnerin e Partizanit, Reja kthehet sërish në stadium

Fotografi me tifozët shqiptarë dhe biseda me trajnerin e Partizanit, Reja kthehet sërish në stadium

Trajneri i Shqipërisë, Reja, është rikthyer sërish në stadium për të parë më nga afër ekipin kampion të Superiores, Partizanin. Të kuqtë kanë barazuar pa gola ndaj Karabakut në turin e parë të “Champions League”.

Në këtë mënyrë tekniku italian hesht edhe kritikat që për paraardhësinë e tij do të ishin të shumta. Asokohe Panuçi do të kritikohej se anashkalonte futbollin vendas, duke mos i kushtuar shumë vëmendje për në planet e Kombëtares.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, Reja ka takuar edhe trajnerin e Partizanit, Lerdan. Dy teknikë italianë kanë folur së bashku edhe në lidhje me futbollistët që mund të jenë në planet e trajnerit të Kombëtares për në takimet e shtatorit. Gjithashtu Reja ka qënë shumë i gatshëm edhe për tifozët shqiptarë jashtë stadiumit, duke i plotësuar dëshirën për të pasur një fotografi me të. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top