You are here
Home > Kombëtarja > Foto Strakosha flet për dëmtimin e të birit para Kombëtares: Mjeku i dha urdhër, nuk di ç’të them

Foto Strakosha flet për dëmtimin e të birit para Kombëtares: Mjeku i dha urdhër, nuk di ç’të them

Thomas Strakosha do të mungojë me shumë gjasa për dy ndeshjet e rradhës të Shqipërisë, që do të luhen ndaj Islandës dhe Moldavisë. Ylli i Lacios ka pësuar një dëmtim dhe kjo mund t’i kushtojë edhe humbjen e sfidave për kualifikueset e Europianit.

Në një prononcim për “Panorama Sport”, Foto Strakosha, ka sqaruar pak më tepër për gjendjen e të birit. Legjenda kuqezi u shpreh se Thomas ka një urdhër nga mjeku që të jetë 3 javë larg fushave, megjithëse po provon me të gjitha mënyrat për t’u kthyer në kohë.

“Ka bërë këtë javë një rezonancë dhe mjeku i ka dhënë ultimatum të mos stërvitet në fushë për 3 javë. Nuk di ç’të them, sepse edhe në finale luajti me vetëm një seancë stërvitore para saj. Ka nisur menjëherë terapi dy herë në ditë për rikuperimin, por s’di sa do t’ia dalë në kohë”, ka thënë Foto Strakosha. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top