You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Formacioni titullar i Partizani-Tirana/ Surpriza tek të kuqtë, Hoxha rikthehet në vendin e tij

Formacioni titullar i Partizani-Tirana/ Surpriza tek të kuqtë, Hoxha rikthehet në vendin e tij

Partizani do të luajë ndaj Tiranës, në takimin e vlefshëm për kampionatin shqiptar. Futbolli në vendin tonë bëhet gati për të përjetuar emocionet që të dhuron ndeshja e kopertinës, që shërben si reklamimi më i mirë i Superiores.

Të dyja ekipet kanë publikuar formacionet titullare për këtë takim, ndërsa e vetmja suprizë vjen nga kampi i të kuqëve. Pavarësisht disa incidenteve të vogla të ndodhura me Alban Hoxhën, ky i fundit do të mbrojë portën, në derbin që kjo skuadër do të zhvillojë me Tiranën. Ngelet të shihet rezultati që do të dhurojë kjo sfidë, me bardheblutë që nuk e njohin shijen e fitores prej shumë ndeshjesh.

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Atanda, Belica, Trashi, Hila, Telushi, Asani, Mensah, Mala, Bardhi.

Tirana: Abibi, Doka, Hoxhallari, Atinga, Imami, Maveje, Karabeci, Daja, Hasani, Halili, Sentamu.

Postime të tjera

Leave a Reply

Top