Florent Hadërgjonaj transferohet në Premier League

Huddersfield Town është skuadra e re e Florent Hadërgjonajt.
Përfaqësuesi i Zvicrës ka lënë Ingolstadt për marrëveshje një vjeçare me skuadrën nga Premier League, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Mbrojtësi 23 vjeçar në sezonin e kaluar në Bundesliga ka zhvilluar 25 paraqitje. Ai në Premier League pritet të debutojë këtë të shtunë, kur skuadra e tij e re përballet me Southamptonin.
Trajneri David Wanger, ka thënë: “Ishte e rëndësishme që në këtë afat kemi gjetur një garues të vërtetë për krahun e djathtë dhe Florenti ne mendojmë se është lojtar i duhur”, ka thënë ai rreth të huazuarit për një sezonë.

About the author