You are here
Home > Futboll Bota > Flet lojtari që bëri lëmsh Kosovën e Shqipërinë: Kisha probleme me trajnerin Bunjaki!

Flet lojtari që bëri lëmsh Kosovën e Shqipërinë: Kisha probleme me trajnerin Bunjaki!

Për cilën përfaqësuese do të luajë Ardian Ismajli? Kjo është pyetja që shumë tifozë i kanë bërë vetes pasi kanë mësuar se mbrojtësi i Hajdukut të Splitit, kapiteni i U-21 të Kosovës, po kontaktohej rregullisht nga përfaqësueses të FSHF-së të cilët kërkonin që lojtari të vishte fanellën kuqezi.

Dilemat janë shuar përfundimisht me këtë grumbullim të përfaqësueses së Kosovës, ku emri i tij është përfshirë në listën e të përzgjedhurve nga trajneri Bernard Shaland. Ismajli ka zgjedhur të luajë për Kosovën dhe do ta bëjë një gjë të tillë pikërisht kundër Shqipërisë. Pavarësisht zërave se ai do të vishej kuqezi, duket qartë që Ismajli ka qenë thjesht duke pritur ftesën e Shaland, pasi nuk kishte një marrëdhënie aq të mirë me Albert Bunjakin.

“M’u dha mundësia të kthehem në Kombëtare pas problemeve që kisha me trajnerin e mëparshëm, çdo gjë besoj se do të shkojë në rregull”, tha ai sot për “SuperSport” nga grumbullimi i përfaqësueses. “Unë kam qenë gjithmonë pjesë e Kosovës, kam zgjedhur Kosovën. Thjesht nuk kam qenë me ekipin e parë pasi kam pasur probleme me trajnerin e kaluar. Unë kam familjen nga Kosova dhe do të vazhdoj kështu, duke qenë pjesë e saj”, tha ai duke mbyllur çdo diskutim sa i përket të ardhmes së tij. /vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top