You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Flasin dhe urojnë në gjuhën angleze, Maqedonia vlerëson gjendjen: Sa do të donin të ishin si ne!

Flasin dhe urojnë në gjuhën angleze, Maqedonia vlerëson gjendjen: Sa do të donin të ishin si ne!

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini, ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të Federatës që drejton. Në të, Sejdini shprehet se shumë skuadra do të donin të ishin në vendin e Maqedonisë, kjo për shkak të vendit të parë që mbajnë maqedonasit në Ligën D në kompeticionin e “Ligës së Kombeve”.

“Do të vazhdojmë të luftojmë për infrastrukturë më të mirë dhe për financim kualitativ dhe serioz në futboll, si dhe do të luftojmë paraqitjet dhe sjelljet negative në futboll. Unë jam i sigurtë se shumë organizata do të donin të jenë në pozitën e Maqedonisë, por për këtë status ne vetë kemi luftuar dhe falë familjes së futbollit dhe mbështetjes miqësore nga autoritetet e larta të UEFA-së dhe FIFA-së.

Përderisa duam suksese, duhet të kemi unitet ashtu si në ekip futbolli. Atë e duam tani, të punojmë së bashku për të avansuar futbollin e Maqedonisë dhe zhvillimin e klubeve”, është shprehur Muhamed Sejdini, sipas asaj që raporton “Infosport”.

Maqedonia është është një prej Kombëtareve me më shumë lojtarë me origjinë shqiptare në  organikën e tyre. Ja vlen të kujtojmë atë çka ndodhi ditën e djeshme te lojtarët e grumbulluar të Maqedonisë, teksa lojtari me origjinë shqiptare, Visiar Musliu festoi datlindjen e tij.

24-vjeçari këtë herë e festoi në kohën kur të gjithë lojtarët e Maqedonisë ishin mbledhur në menzën e resortit. Musliu mori shumë urime nga të gjithë shokët e skuadrës, por ajo çka ra në sy, ishin se urimet ishin në gjuhë të ndryshme.

Disa nisën të uronin lojtarin në gjuhën shqipe, disa të tjerë në atë maqedonase, ndërsa për të evituar këtë situatë të sikletshme, më pas u vendos një konsensus që kënga e urimit të datëlindjes të ishte në gjuhën angleze. Sa prej Kombëtareve do të dëshironin të ishin si Maqedonia? Vendin e tyre shumë do të donin ta kishin, por duke parë këtë situatë, ndoshta askush nuk do të dëshironte të ishte në vendin e saj. /Shqiperia.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top